Nga statuti i Institutit Shqiptar të Sociologjisë (ISHS)

ISHS është Institucion jopublik i kërkimit shkencor, i pavarur nga administrata publike, institucionet shtetërore, politike apo fetare. Ai nuk ndjek qëllime politike, tregtare, biznesi apo te karakterit  fetar.

ISSH punon në partneritet të ngushtë me Shoqatën Sociologjike Shqiptare (SHSSH)

Qëllimi i ISHS është (Statuti, Neni 3):

  • Të nxisë zhvillimin e disiplinave të sociologjisë, të krijojë një rrjet bashkëpunëtorësh aktivë, pa dallime për shkak të bindjeve personale politike apo ideologjike, të përkatësive partiake, gjinore, fetare, etnike, pasurore etj.
  • Të koordinojë dhe të nxisë veprimtarinë shkencore të studiuesve të kësaj fushe e të nxisë kërkimin dhe debatin shkencor akademik;
  • Të sensibilizojë opinionin publik shqiptar dhe institucionet e tjera të shtetit dhe shoqërisë për dukuri të ndryshme sociale dhe të sugjerojë rrugëzgjidhje me interes publik;
  • Të stimulojë krijimin e hierarkisë së vlerave dhe kontributeve shkencore si dhe të sponsorizimit të kërkimit shkencor sociologjik;
  • Të organizojë sondazhe duke u bërë një institucion me autoritet shkencor dhe i besueshëm në testimin e opinionit publik;
  • Të krijojë mundësi financimi të kërkimit në shkencat sociale përmes vullnetarizmit të bashkëpunëtorëve, kontributit të partnerëve e miqve të shkencës, si dhe sponsorizimeve, botimeve, shërbimeve, sipërmarrjes mbi baza ligjore, projekteve të financuara etj.;
  • Të ndjekë dhe të nxjerrë në pah krijimtarinë e studiuesve shqiptarë të shkencave sociale dhe bashkëpunëtorëve të tyre të huaj, si dhe ta publikojë atë përmes botimesh dhe në forma të tjera; të nxisë përgatitjen e kuadrove të rinj të sociologjisë e shkencave të afërta me të, përgatitjen e tyre në universitetet publike e jopublike, punësimin e tyre, kualifikimin shkencor pasuniversitar, përfshirjen në projekte etj.

Fusha e veprimtarisë (Statuti, Neni 4)

Fusha e veprimtarisë së ISHS përfshin: studime e veprimtari shkencore (simpoziume, seminare, konferenca, tryeza diskutimesh etj.); leksione akademike e publike; kurse afatshkurtra e afatmesme trajnimi; bashkëpunim shkencor me universitete publike e jopublike, organizata, shoqata dhe institucione shqiptare e të huaja; anëtarësim në institucionet ndërkombëtare të sociologjisë; botime librash, revistash etj. me karakter shkencor sociologjik, kryesisht sociologjik apo të shkencave të afërta me sociologjinë; veprimtari ekonomike ose joekonomike (për shembull, organizimi i fushatave për fonde, grante, donacione) për çdo lloj veprimtarie tjetër të ligjshme që gjeneron të ardhura, me kusht që ato të përdoren vetëm për realizimin e qëllimeve të përcaktuara në statut.

ISHS mund të ketë një ose më shumë organe shkencore të veçanta ose të përbashkëta me institucione homologe, shoqata, universitete etj.

Bordi i drejtorëve (Statuti, Neni 6) ka atributet e Bordit Akademik dhe përbëhet nga një numër tek anëtarësh, me jo më pak se 3 (tre) dhe jo më shumë se 7 (shtatë) anëtarë. Ai mblidhet një herë në gjashtë muaj. Vendimet merren me shumicën e anëtarëve të tij.

Drejtori Ekzekutiv është përfaqësuesi ligjor i ISHS.

ISHS ka llogaritë e saj bankare, që çelen nga Drejtori Ekzekutiv.

ISHS rështë i regjistruar në organin tatimor shqiptar dhe ka NIPT:

Bordi drejtues i Institutit Shqiptar të Sociologjisë:

Lekë SOKOLI, President

Servet Pellumbi, Drejtor Akademik

Sejdin Cekani, Drejtor i Botimeve

Luan Shahollari, Drejtor Ekonomik

Kozeta HOXHA, Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun

Drejtore ekzekutive

Elda Kutrolli

Kontakt:

Mobile: 0694067682; 0692044722

E-mail: albsa@sociology.al