Rregullore e anëtarëve kolektivë të (SHSSH)

(Miratuar nga Kryesia, me Vendim Nr 2, datë 17 mars 2014).

Neni 1

Anëtarë kolektivë të SHSSH mund të jenë:

   a. Organizata lokale të SHSSH;

   b. Shoqata, institucione e qendra kërkimore, departamente të sociologjisë apo shkencave të tjera sociale, fakultete etj. Vlerësimi për anëtarësimet kolektive bëhet nga Bordi ekzekutiv – Kryesia.

Neni 2

  1. Degët rajonale dhe anëtarët kolektivë të SHSSH përfaqësohen nga Këshilli i Degëve Rajonale (KDR), i cili është organ drejtues i SHSSH.
  2. KDR përbëhet nga Zëvendëspresidenti i SHSSH për Degët Rajonale (i cili e kryeson atë), si dhe nga një delegat për çdo degët rajonale, organizatë lokale apo anëtar kolektiv.
  3.  Zëvendës Presidenti i SHSSH për Degët Rajonale dhe katër përfaqësues të Degëve Rajonale janë në përbërje të Kryesisë (Bordit Ekzekutiv) të SHSSH.
  4. KDR mblidhet me pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve dhe vendos me shumicën e anëtarëve të pranishëm.
  5.  KDR voton katër përfaqësues të tyre për Kryesinë e SHSSH, me nga dy alternativa, sipas një procedure të miratuar nga Bordi Ekzekutiv (Kryesia).
  6.  KDR zhvillon jo më pak se një mbledhje të rregullt në vit. Si rregull, ajo përkon me Asamblenë e SHSSH, apo aktvitetet periodike të saj.

Neni 3: Degët rajonale (organizatat lokale)

  1. Degët rajonale të SHSSH vetorganizohen për përmbushjen e objektivave të tyre, për administrimin e fondeve që sigurojnë, për bashkëpunimin me institucione të ndryshme, për organizimin e aktiviteteve të ndryshme, në përputhje me parimet e SHSSH.
  2. Për drejtimin e tyre Degët rajonale zgjedhin një kryetar dhe një nënkryetar të tyre, me një mandat dyvjeçar me të drejtë përsëritjeje. Zgjedhja mund të bëhet edhe me votim elektronik, në rrjetin  e tyre.
  3. Çdo degë rajonale zhvillon jo më pak se një mbledhje të rregullt në vit. Si rregull, ajo përkon me aktivitetin vjetor të saj. Mbledhjet janë të vlefshme kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve dhe vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm.
  4.  Mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve të Degëve Rajonale zgjidhen me mirëkuptim, në përputhje me statutin e SHSSH. Në të kundërt, çështja zgjidhet përmes Bordit Ekzekutiv (Kryesisë) së SHSSH.

Neni 4: Anëtarë të tjerë kolektivë

  1. Anëtarët e tjerë kolektivë (shoqata, institucione e qendra kërkimore, departamente të sociologjisë apo shkencave të tjera sociale, fakultete, klube etj.) zhvillojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me statutet dhe aktet e tyre të themelimit, si dhe përfaqësohen në SHSSH nga drejtuesit e tyre zyrtarë.
  2. Anëtarët e tjerë kolektivë konsiderohen në pozita korekkte (good standing) kur paguajnë kuotizacionin në masën e përcaktuar nga kryesia dhe kur votojnë për organet e SHSSH sipas stautit.
  3. Në raport me SHSSH, anëtarët e tjerë kolektivë në pozita korrekte kanë të drejtat e Degëve Rajonale.  

Neni 5

  1.  Anëtarët kolektivë kanë përgjegjësi për organizimin e konferencave të SHSSH, si dhe kanë të drejtën e organizimit të Sesioneve të tyre veçanta në konferencat periodike të SHSSH.
  2.  AK mund të aplikojë për projekte në emër të SHSSH dhe t’i drejtojë ato në përputhje me objektivat e saj dhe parimin e transparencës së veprimtarisë, sipas procedurave të vendosura nga Bordi ekzekutiv – Kryesia.
  3. Anëtarë kolektivë marrin pa pagesë periodikët shkencorë të SHSSH dhe kanë hapësira në sajtin zyrtar të saj.
  4. AK kanë të drejtë monitorojë gjithë veprimtarinë organizative, shkencore dhe ekonomike të SHSSH dhe të informohen për gjithçka bëhet në kuadrin e saj.
  5. Anëtarët kolektivë bashkëpunojnë me Sekretarin e Përgjithshëm, sekretariatin dhe drejtuesit e SHSSH, si dhe me Institutin Shqiptar të Sociologjisë.