Revista studime sociale; Kriteret e botimit

Kriteret e botimit

Revista “Studime Sociale” është revistë e Institutit Shqiptar të Sociologjisë (AIS), i asociuar me Shoqatën Sociologjike Shqiptare (ALBSA).

Ajo është certifikuar si revistë shkencore nga KVTA/MAS me vendim Nr. 170, datë 20. 12. 2010. 

Ajo është klasifikuar si revistë shkencore nga ANVUR - Agjencia Kombëtare e Vlerësimit të Sistemit Universitar dhe Kërkimit Shkencor i Ministrisë së Arsimit, Universiteteve dhe Kërkimit Shkencor të Italisë (MIUR) me vendim Nr. 298, datë 21 dhjetor 2021.

Revista “Studime Sociale” botohet pa ndërprerje nga viti 1998.  Ajo drejtohet nga bordi botues ndërkombëtar dhe botohet me kod ISSN, në dy forma: print dhe online. Artikujt mund të botohen në shqip ose anglisht.

Parimi bazë i botimit është rigoroziteti shkencor. Çdo artikull i nënshtrohet një recensionimi të verbër (double-blind peer review). Ai u jepet për recensionim dy studiuesve të fushave të afërta dhe artikulli botohet nëse recensat janë pozitive. Pra, detyra e përzgjedhjes së artikujve shkencorë është kompetencë ekskluzive e recensentëve anonimë.

Tarifa e botimit të artikujve përballohet nga vetë kontribuesit (autorët), sipas vëllimit të çdo artikulli, ose nga financues - individë apo institucione. Kur artikuj të veçantë apo një numër i dedikuar i revistës financohet, bëhet deklarimi përkatës. Në tarifën e botimit të artikullit përfshihet: shqyrtimi paraprak, recensionimi (nga dy recensentë - ekspertë të fushës përkatëse, redaktimi shkencor, faqosja, botimi (online dhe hard copy), promovimi etj.

Tarifa e botimit varion sipas kategorisë së shteteve. Për vitin 2026, ajo është: 80 Euro për shtetet e kategorisë A, 60 Euro (ose 6000 ALL) për ato të kategorisë B dhe 40 për shtete e kategorisë C (Categories of the Countries; the World Bank: www.worldbank.org). Këto tarifa janë për një artikull me 10 faqe kompjuterike, me nga 2200 karaktere për faqe.

Çdo artikull duhet të jetë në përputhje me standardet gjuhësore. Artikujt duhet të jenë krijime origjinale. Ato mund të jenë artikuj shkencorë ose recensionues. Artikujt shkencorë duhet të dërgohet në word me këtë strukturë:

(1) titulli, deri në 15 fjalë;

(2) autori/autorët (emri mbiemri); institucioni ku është/janë; adresat elektronike – për çdonjërin prej tyre;

(3) përmbledhje (shqip), me 200-250 fjalë dhe 4-6 fjalë kyçe;

(4) të dhëna për autorin/autorët, rreth 50 fjalë, si tekst; (5) teksti;

(6) Referencat e plota, sipas rendit alfabetik të mbiemrave të autorëve;

(7) abstract në anglisht (varianti anglisht i përmbledhjes, nëse artikulli është në gjuhën shqipe).

Artikulli mund të shoqërohet me shënime në fund të faqes (footnotes) për ndonjë shpjegim të veçantë. Por ato nuk janë referenca.

Sistemi i referncave të kësaj reviste është sistemi i APA, me referenca të shkurtuara përgjatë tekstit, shoqëruar me listën korresponduese të referencave të plota në fund të tekstit, sipas rendit alfabetik të mbiemrave të autorëve, apo institucioneve që kanë autorësinë.

Referencat e plora në fund të tekstit duhet të përbëjnë elementë (të dhëna) që të adresojnë te burimet origjinale:

a. Për librat: autori/ose autorët (1); viti i botimit (2); titulli i librit, në korsiv (3); ku është botuar (4) dhe botuesi (5).

P.sh. Merton, Robert. 1968. Social Theory and Social Structure, New York: Free Press.

b. Për artikuj nga revistat shkencore, kapituj librash etj.: autori/autorët (1); viti i botimit (2); titulli i artikullit, në thonjëza (3); titulli i revistës/përmbledhjes ku është botuar, në kursiv (4); revista apo botimi ku gjendet e faqet, nga-deri (5).

P.sh.: Buss, Loreta. 2010. “Childhood in Sociology and Society; The US Perspective”, Currant Sociology, Vol. 58, No. 2, pp. 355-350.

c. Për dokumente arkivorë shtohet (pika 5) Arkivi, Dosja, fashikulli.

d. Për dokumente të marrë nga interneti shtohet (pika 5) link-u dhe data e fundit kur është parë.

Referencat e plota, të listuara në fund të tekstit, duhet të korrespondojnë me referencat e shkurtuara nëpër tekst, të cilat vendosen si në shembujt:

Për një autor: Weber (1998); (Weber, 1998: 156); ose Weber (1998: 156);

Për dy dhe tre autorë: (Lazesfeld & Berelson, 1990) e (Olzak, Shanahan & West, 1986);

Për më shumë se tre autorë:  (Larsen ed al., 1989);

Për seritë e referencave (Blau, 1980; Kadare, 1995; Uçi, 2003; Pëllumbi, 2004; Omari, 1999).

Në qoftë se për të njëjtin autor ka më shumë se një referencë në të njëjtin vit, atëherë shënohet: 2011a, 2011b.

 

Kodi i Etikës së revistës “Studime Sociale” (SSJ Code of Conduct): 

http://www.sociology.al/en/code-conduct-ssj

www.sociology.al; E-mail: studime.sociale@gmail.com