Rregullore e SeksioneveTematike të SHSSH
(Miratuar nga Kryesia, me Vendim Nr 2, datë 17 mars 2014).
Neni 1
Seksionet Tematike përbëjnë një ndër dy gjymtyrët e organizimit të SHSSH, krahas Degëve Rajonale & Anetërëve Kolektivë.
Krijimi dhe funksionimi i Seksioneve Tematike bëhet duke mbajtur parasysh edhe përvojën e Research Committees të International Sociological Association – ISA dhe European Sociological Association (ESA), ku SHSSH është anëtar i rregullt e kolektiv.
Neni 2
1. Seksionet Tematike përfaqësojnë fushat, degët e nëndegët e sociologjisë dhe shkencave të tjera të afërta me të. Parimi kryesor i ndërtimit të tyre është afërsia tematike.
2. Seksionet Tematike vetorganizohen për përmbushjen e objektivave të tyre, për administrimin e fondeve që sigurojnë, për bashkëpunimin me institucione të ndryshme, për organizimin e aktiviteteve të ndryshme, në përputhje me parimet e SHSSH.
3. Seksionet Tematike përbëhen nga anëtarë të kategorive të ndryshme, por që kanë interesa të përbashkëta akademike. Regjistrimi në ST (vetë)deklarohet nga anëtarët. Çdo anëtar mund të largohet nga një ST, për çfarëdo motivi.
4. Komunikimi midis anëtarëve të Seksioneve Tematike bëhet on-line, si dhe përmes kontakteve të drejtpërdrejta, forumeve etj. Çdonjëri nga Seksionet Tematike organizon të paktën një aktivitet në vit.
5. Për drejtimin e tyre, ST zgjedhin një Kryetar dhe një nënkryetar, bazuar në një rregullore të miratuar nga Kryesia (Statuti, neni 7.5).
6. Kryetarët e Seksioneve Tematike formojnë Këshillin e Seksioneve Tematike (KST), i cili drejtohet nga Zëvendëspresidenti për Seksionet Tematike. Këshilli i Seksioneve Tematike (KST) është një ndër organet drejtuese të SHSSH.
7. KST voton katër përfaqësues për Kryesinë e SHSSH, me nga dy alternativa, sipasnjë procedure të miratuar nga Kryesia (Statuti, neni 7.7).
8. Zëvendës-Presidenti për Seksionet Tematike si dhe katër përfaqësues të tyre bëjnë pjesë në Kryesinë e SHSSH.
Neni 3
Numri minimal i anëtarëve që kushtëzon ekzistencën e një seksioni është 5 (pesë). Nëse seksioni humb anëtarësinë ai pushon së qeni ose shkrihet me një tjetërme afërsi tematike, me vendim të Kryesisë së SHSSH.
Neni 4
Seksionet Tematike, veç e veç apo të grupuara, shndërrohen në Sesione të Konferencave periodike të SHSSH.
Neni 5
1. Seksionet Tematike të SHSSH janë:
ST01. Sfera publike, komunikimi, kultura dhe arti
ST02.Popullsia dhe migrimi
ST03. Arsimi dhe sporti
ST04. Studime politike dhe çështje ligjore
ST05. Feja, sjellja kolektive dhe lëvizjet sociale
ST06. Martesa, familja dhe komuniteti
ST07. Integrimi dhe globalizimi
ST08. Studime mbi fëmijërinë, rininë dhe çështjet gjinore
ST09. Puna, profesionet dhe organizimi
ST10. Studime teorike, rajonale, krahasuese dhe historike
ST11. Devijimi, kriminologjia, shëndeti publik dhe siguria
ST12. Marrëdhëniet etnike, nacionalizmi, të drejtat e njeriut
ST13. Mjedisi, ekonomia dhe zhvillimi
ST14. Shkenca, teknologjia dhe inovacioni
ST15. Seksioni i Studentëve
2. Riorganizimi i Seksioneve Tematike bëhet me vendim të Kryesisë së SHSSH.