Sporti dhe arti përfaqësojnë dy dimensione komplementare të ekzistencës njerëzore: trupin dhe shpirtin, të cilat nuk janë të ndara, por ndërveprojnë për të krijuar një unitet të plotë të qenies....
“Arti dhe Sporti në Shoqërinë e sotme e të ardhme” [Art and Sport in Present & Future Society]
Konferenca e 22-të Ndërkombëtare & Ndërdispilinore (Qarkulluese: Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut)
Konferenca e 7-të e CSL–AADF
Forumi i 5-të i Studimeve për Paqen (UPF-AIS)
Vendi dhe Koha:
Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Universiteti i Arteve i Tiranës
Universiteti i Sporteve i Tiranës
7-8 maj 2027
Formati: Me prani fizike dhe/ose Online - për Sesionet e Veçanta/Special Sessions]
Afati i dërgimit të abstrakteve (apo Punimeve të Plota, për të interesuarit):
15 shkurt 2027 - afati i hershëm (edhe për anëtarët në Pozita Korrekte/Good Standing)
15 mars 2027 - afati i fundit (duke përfshirë edhe punimet e plota për ata që janë të interesuar për t’i botuar në botimin e parë të Proceedings)
30 qershor 2027 – afati për punimet e plota, për t’i përfshirë në botimin e dytë të Proceedings
Qëllimi i konferencës
Qëllimi i kësaj Konference Ndërkombëtare dhe Ndërdisiplinore është të bashkojë studiues nga të gjitha fushat e kërkimit, studentë, akademikë e profesionistë të tjerë të interesuar nga Ballkani, Evropa dhe pjesë të tjera të botës, me qëllim që të paraqesin studime dhe të shkëmbejnë ide mbi temën qendrore "Arti dhe Sporti në Shoqërinë e sotme dhe të ardhme ".
Pse kjo tematikë?
Tema “Arti dhe Sporti në Shoqërinë e sotme dhe të ardhme” vjen si një përgjigje ndaj transformimeve të thella që po përjeton shoqëria bashkëkohore në nivel kulturor, social dhe teknologjik. Arti dhe sporti, tradicionalisht të perceptuara si fusha të veçanta, sot po ndërthuren gjithnjë e më shumë, duke krijuar hapësira të reja ndërdisiplinore për kërkim, inovacion dhe zhvillim shoqëror.
Së pari, të dyja këto fusha luajnë një rol thelbësor në formësimin e identitetit individual dhe kolektiv. Arti shpreh përvojat njerëzore, emocionet dhe vizionet për të ardhmen, ndërsa sporti promovon vlera si bashkëpunimi, disiplina, konkurrenca e ndershme dhe mirëqenia fizike e mendore. Në një botë gjithnjë e më të globalizuar dhe të ndërvarur, këto dy dimensione kontribuojnë në ndërtimin e urave kulturore dhe sociale midis komuniteteve të ndryshme.
Së dyti, zhvillimet teknologjike dhe digjitalizimi kanë krijuar forma të reja të ndërveprimit midis artit dhe sportit, duke përfshirë mediat e reja, performancat hibride dhe eksperiencat virtuale. Këto zhvillime kërkojnë qasje të reja kërkimore dhe teorike, që vetëm një perspektivë ndërdisiplinore mund t’i ofrojë.
Së treti, në kontekstin e sfidave globale—si shëndeti publik, përfshirja sociale, edukimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm—arti dhe sporti shfaqen si mjete të fuqishme për ndërhyrje dhe transformim shoqëror. Ato kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në ndërtimin e shoqërive më gjithëpërfshirëse dhe reziliente.
Në këtë kuadër, kjo konferencë synon të krijojë një platformë të hapur dialogu dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, ku studiues dhe praktikantë nga fusha të ndryshme të mund të eksplorojnë ndërthurjet, sfidat dhe potencialet e artit dhe sportit në të tashmen dhe në të ardhmen.
Ndërdisiplinariteti
Konferenca është Ndërdisiplinore, e hapur për punime në 15 Sesione Tematike të Përhershme (më poshtë) dhe afërsisht në po aq Sesione të Veçanta apo Workshope, të Institucioneve Partnere.
Konferencë e alternuar
Kjo konferencë vjetore alternohet çdo vit midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Edicioni i 22-të (i vitit 2027) do të mbahet në Tiranë, pas konferencave të mëparshme të mbajtura në Gjakovë – Kosovë (2026), Shkodër - Shqipëri (2025); Prishtinë - Kosovë (2024); Vlorë - Shqipëri (2023); Gjilan - Kosovë (2022); Korçë - Shqipëri (2021); Prizeren - Kosovë (2020); Durrës - Shqipëri (2019); Mitrovicë - Kosovë (2018); Tiranë - Shqipëri (2017); Tetovë - Maqedonia e Veriut (2016), ndër të tjera.
Kuadri institucional
Kjo konferencë do të zhvillohet në dy universitete me histori e traditë të spikatur në fushat respektive - siç janë Universiteti i Arteve dhe Universiteti i Sporteve të Tiranës, në partneritet të ngushtë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, si dhe me universitete e institucione të tjera në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Itali etj.
Vazhdimësia
Në përputhje me Axhendën 2030 të Institucioneve Partnerëve, edicionet e ardhshme të konferencës janë planifikuar të zhvillohen në Pejë - Kosovë (2028); Elbasan - Shqipëri (2029); Shkup - Maqedonia e Veriut (2030)...
Institucionet organizatore:
Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Universiteti i Arteve i Tiranës
Universiteti i Sporteve i Tiranës
Shkolla e Drejtorëve e IAPU, CSL–AADF (Konferenca e 7-të Vjetore)
Federata Universale e Paqes, UPF (Forumi i 5-të i Studimece për Paqen)
Universiteti LINK Rome, ITALI
Universiteti “Nënë Tereza” Shkup, MAQEDONIA E VERIUT
LTC & Botimet “Polis” (Konferenca e 6-të)
Universiteti "Haxhi Zeka", Peje KOSOVO
Universiteti i Evropës Juglindore, MAQEDONIA E VERIUT
Shoqata Kombëtare e Sociologëve ANS, ITALI
Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë, KOSOVË
Universiteti "Luigj Gurakuqi" Shkoder, SHQIPËRI
Universiteti Publik "Kadri Zeka" Gijilan, KOSOVË
Universiteti "Aleksander Moisiu" Durres, SHQIPËRI
Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini", KOSOVË
Universiteti "Fan S. Noli" Korçë, SHQIPËRI
Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren, KOSOVË
Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë, SHQIPËRI
Kolegji Universitar AAB, KOSOVË
Universiteti Barleti Tiranë, SHQIPËRI
Kolegji Universitar “Dardania”, KOSOVË
Kolegji Universitar "Qiriazi" Tiranë, SHQIPËRI
Instituti i Sociologjisë, Kërkimeve Demografike dhe Inovacionit - ISDI, KOSOVË
Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë - INSI, KOSOVË
Shoqata Ndërkombëtare e Sociologjisë, ISA
Instituti Shqiptar i Sociologjisë - Shoqata Sociologjike Shqiptare, AIS-ALBSA
(Për t’u konfirmuar, deri më 30 qershor 2026)
Komisioni Shkencor i Konferencës
Bashkëkryetarët (në emër të Institucioneve Pritëse):
Akad. Prof. Dr. Vasil TOLE - Zëvendëkryetar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Prof. Dr. Agron KASA – Rektor, Universiteti i Sporteve të Tiranës
Prof. Dr. Erald BAKALLI – Rektor, Universiteti i Arteve të Tiranës
Anëtarët: për t’u vendosur, para datës 30 qershorit 2026
Koordinatorë të konferencës:
Prof. As. Arjan PaçO – Zv.rektor Universiteti i Arteve
Prof. As. Arben Kaçurri – Zv.rektor Universiteti i Sporteve
Dr. Jola KEPI – Drejtore Ekzekutive, Shkolla e Drejtorëve e IAPU (CSL-AADF)
Komiteti Organizativ i Konferencës
Prof. Dr. Leke SOKOLI (Kryetar) – AIS-ALBSA & Koordinator i Institucioneve Partnere
Prof. Dr. Robert ÇITOZI – Universiteti i Sporteve & AIS-ALBSA
Prof. As. Dr. Besim GOLLOPENI - UMIB & Instituti i Sociologjisë, Demografisë dhe Inovacionit, ISDI KOSOVË
Anëtarët: për t’u vendosur, para datës 30 qershorit 2026
Tema kuadër e konferencës: “
I. “Arti dhe Sporti në Shoqërinë e sotme e të ardhme” [Art and Sport in Present & Future Society]
II. Sipas Seksioneve Shkencore Tematike (CSL-ST13):
CSL. Konferenca Vjetore e Shkollës së Drejtorëve (CSL - AADF)
ST01. Kultura, arti, sfera publike dhe komunikimi
ST02. Popullsia, emigracioni dhe diaspora
ST03. Arsimi dhe sporti
ST04. Politika, demokracia, integrimi dhe çështjet ligjore
ST05. Feja, sjellja kolektive dhe lëvizjet sociale
ST06. Martesa, familja, mirëqenia, politikat sociale dhe komuniteti
ST07. Fëmijëria, rinia, koha e lirë, moshat dhe çështjet gjinore
ST08. Puna, profesionet, lidershipi, organizimi, çështjet urbane e rurale
ST09. Studime krahasuese, historike rajonale, globale dhe perspektive
ST10. Siguria, shëndeti publik, devijimi dhe kontrolli social
ST11. Marrëdhëniet etnike, nacionalizmi, të drejtat e njeriut
ST12. Ekonomia, mjedisi, turizmi dhe zhvillimi
ST13. Shkenca, teknologjia, IA, dixhitalizimi dhe inovacioni
Sesone të veçanta/Workshope/Forume Akademike:
Normalisht 15 Special Sessions/ose Workshope/ose Forume Akademike (sa ç’është numri i Sesioneve të Përhershme Tematike) - bazuar në propozimet e institucioneve paretnere.
1. Forumi i Pestë i Studimeve të Paqes: Federata Universale e Paqes (UPF) dhe Instituti Shqiptar i Sociologjisë – Shoqata Sociologjike Shqiptare (AIS-ALBSA)
(Të tjerat, për t’u vendosur, para datës 30 qershorit 2026
Tarifa e regjistrimit:
Kjo konferencë bazohet në kontribute institucionale. Ndaj nuk ka tarifë pjesëmarrjeje për anëtarët, apo personelin akademik, të të gjitha institucioneve kontribuese bashkorganizatore. Por, konferenca është e hapur për pjesëmarrës nga e gjithë bota. Dhe në pamundësi për të mbuluar kostot e konferencës, do të aplikohet një tarifë pjesëmarrjeje sipas kategorisë së vendeve, bazuar në renditjen e Bankës Botërore, tetor 2024 (Vendet e kategorisë A, B, C; www.worldbank.org).
Gjuha e konferencës:
Abstraktet dhe i gjithë libri i konferencës (Proceedings): vetëm në anglisht
Prezantimet në konferencë: shqip, anglisht, ose edhe në gjuhë të tjera (sidomos për Sesionet e Veçanta)
Publikime/dokumente:
1. Proceedings me kod ISBN, që përfshin: programin, organizatoret, seanca plenare, sesionet shkencore tematike, sesionet e veçantë (special sessions), abstraktet ose punimet e plota, deri indeksi i pjesëmarrësve etj.)
2. Punimet e plota (për ata që dëshirojnë, sepse nuk janë të detyrueshme për regjistrimin në konferencë), mund të publikohen:
a. Në Proceedings, me kod ISBN (në anglisht, deri 8 faqe kompjuterike me nga 2200 karaktere/për faqe)
b. Botimi si artikull, në revistë shkencore me kod ISSN (shoqëruar me shënimin “Prezantuar në konferencën...”, sipas dëshirës të autorëve)
3. Certifikata “për pjesëmarrje dhe prezantim të punimit” (individuale)
4. Certifikata “Për prezantimin më të mirë” (sipas Sesioneve, bazuar në vleresimin e jurive studentore)
Shënim: I njëjti individ mund të aplikojë - si autor i vetëm apo bashkautor – me dy abstrakte (jo më shumë). Por, ato duhet të janë në sesione t ëndryshme të konferencës.
Procedura e aplikimit:
1. Zgjidhni Sesionin në të cilën dëshironi të merrni pjesë (CSL apo ST01 - ST14)
2. Plotësoni Formularin e Aplikimit (Abstract Submission Form) dhe dërgojeni në Sekretarinë e Konferencës, sipas afateve (deadlines); e-mail: annual.int.conference@gmail.com
3. Prisni për konfirmimin e marrjes së abstraktit. Nëse konfirmimi nuk bëhet brenda 10 ditëve, duhet të kontaktoni me sekretarinë e konferencës (me e-mail: conference@sociology.al; me telefon, mediat sociale etj.)
4. Prisni letrën e pranimit, pas shqyrtimit të abstraktit, bashkë me sqarimin për të vijuar me regjistrimin
5. Merrni konfirmimin e regjistrimit.
Si të dërgoni një abstrakt online?
Shkoni te varianti anglisht i thirrjes (Call for Papers), duke klikuar në https://www.sociology.al/en/conferences/call-papers
Klikoni “Online abstracts submission” - Select a Thematic Session (zgjidhni Sesionin Tematik), plotësoni të dhënat (Fill out the Paper Proposal Form Abstract Submission Form) dhe dërgoni me “submit” (Submit the Paper Proposal Form/Abstract Submission Form)
Sekretaria e konferencës drejtohet nga:
Elda KUTROLLI
Sekretariati i Institutit Shqiptar të Sociologjisë (AIS) – Shoqata Sociologjike Shqiptare (ALBSA)
E-mail: E-mail: annual.int.conference@gmail.com ose conference@sociology.al
Cel & WhatsApp: ++355692044722
Presim me kënaqësi të takohemi, këtë herë në Tiranë - Shqipëri, në maj 2027 !