
Shoqata Sociologjike Shqiptare (SHSSH) është institucion i hapur për të gjithë ata individë që punojnë, krijojnë, japin mësim apo studiojnë për sociologji apo disiplina të afërta me të, pa dallime për shkak të bindjeve personale, përkatësive partiake, gjinore, fetare, etnike, pasurore etj. Vlerësimi për individët bëhet nga Komisioni i Anëtarësisë e Financave (Statuti, Neni 4.3).
Anëtarët me moshë mbi 65 vjeç konsiderohen anëtarë të përhershëm. Ata konsiderohen në pozita korrekte nga çasti i anëtarësimit, ose për anëtarët efektivë, nga koha kur ata mbushin moshën 65 vjeç (Statuti, Neni 4.3).
Anëtari i SHSSH vlerësohet se është në pozitë korrekte (good standing) nëse paguan kuotizacionin e anëtarësisë dhe voton sipas statutit. Kuotat e anëtarësisë përcaktohen nga Kryesia, me propozim të Komisionit të Anëtarësisë e Financave (Statuti, Neni 5.1).
Përfitimet për anëtarët në Pozita Korrekte [Good Standing]
Çdo anëtar, në pozita korrekte:
(1) Është anëtar kolektiv i ESA dhe ISA;
(2) Merr buletinet mujore të ESA dhe ISA;
(3) Merr pjesë pa pagesë në konferencat vjetore ndërkombëtare të ISSH-SHSSH, si dhe në çdo aktivitet të organizuar prej tyre;
(4) Boton me tarifë të reduktuar prej 20 % në revistën ndërkombëtare “Studime Sociale [Social Studies], revistë shkencore e certifikuar për tituj akademikë (me Vendim Nr. 170, datë. 20.12.2010 nga MASH/KVTA);
(5) Merr pa pagesë revistën dhe periodikë të tjerë shkencorë të SHSSH-ISSH;
(6) Përfaqëson SHSSH në veprimtaritçe ISA dhe ESA, duke respektuar rregullat e përfaqësimit;
(7) Merr pjesë në 1-3 Seksione Tematike/Departamente;
(8) Mund të aplikojë për projekte në emër të AIS-ALBSA dhe t’i drejtojë ato në përputhje me rregullat dhe me misionin e institucionit;
(9) Ka të drejtë të monitorojë e të informohet për gjithë veprimtarinë organizative, shkencore dhe ekonomike të SHSSH.
Çdo anëtar, për të qenë në pozita korrekte (good standing), duhet:
(1) Të paguajë tarifën e anëtarësisë, prej 1000 lekë në vit;
(2) Të votojë, një herë në çdo dy vjet (qoftë edhe online), për Asamblenë e AIS-ALBSA.